Flash News

E-TJERA

Alimehmeti sugjeron shpërndarjen e vaksinimit: Më mirë një dozë e vetme tek më shumë njerëz se sa dy tek disa

Alimehmeti sugjeron shpërndarjen e vaksinimit: Më mirë një

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti ka komentuar mënyrën e shpërndarjes së vaksinave te shqiptarët, në raport me dozat e siguruara deri tani.

I ftuar në “Real Story”, mjeku sugjeron më mirë një dozë të vetme tek më shumë njerëz se sa dy tek disa.

Duhet parë pak më gjerë. Me 9 mijë doza gjithsej nuk bën ndonjë rol të madh. I nënshtrohet një teoremë, që në qoftë se ne bëjmë një efekt të vogël për gjithë popullatën, efekti në total do jetë shumë më i madh.

Provat klinike që bëhen për vaksinat nuk testojnë këtë lloj teorie, por tek një person. Nuk dinë asgjë të thonë për komunitetin. Bën sens dhënia e një doze të vetme shumë personave, e tregoi Izraeli, dhe në popullatë ai efekti multiplikohet. Kur ke vetëm 0.1 % të popullatës dhe ta bësh në 0.2 nuk ka ndonjë efekt të mëdha. Shtete si Anglia, si Izraeli e arrijnë ta kenë një lloj efekti. Shtetet që janë shumë më ulët, nuk e kapin dot me këtë logjikë”, thotë mjeku.

Të fundit