Flash News

E-TJERA

Alimehmeti: Të mbyllen lokalet dhe restorantet për të paktën tre javë, transporti publik nuk duhet të ishte hapur

Alimehmeti: Të mbyllen lokalet dhe restorantet për të paktën
Ilir Alimehmeti

Mjeku Ilir Alimehmeti komentoi situatën aktuale me koronavirus, ndërsa vlerësoi se masat e reja nuk mjaftojnë. Ai tha se baret dhe restorantet duhet të mbyllen për të paktën tre javë dhe të mbështeten nga qeveria.

Mjeku argumentoi  se kjo fashë orare do të bëjë që njerëzit të grumbullohen rreth orës 18-20. Sa i takon tranportit publik, Alimehmeti tha për "Report TV" se nuk duhet të ishte hapur, pasi risku i infektimit është shumë i lartë.

"Nuk ka si mjafton 2 orë, nuk janë asgjë. Vendoset në bazë të disa masave më para. Kjo masë do të ketë efekt të vogël. Ajo që mund të ketë efekt më të madh në këtë masë është mbyllja e gjimnazeve, këtu pritet një efekt më i madh.  Ato oraret 18:00 me 20:00 do të jenë akoma dhe më të dendura.

Një masë e saktë dhe që do të kishte efekt madhor do të ishte mbështetja restoranteve dhe lokaleve dhe mbyllja totale e tyre të paktën për 3 javë. Po ta marrim nga ana e riskut apsolut, transporti publik është i parë. Për mua transporti publik nuk duhet të ishte hapur fare", tha mjeku.

Të fundit