Flash News

E-TJERA

Alis Kallaçi fiton Festivalin e RTSH, kënga “Nân” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision

Alis Kallaçi fiton Festivalin e RTSH, kënga “Nân”

Alis Kallaçi ka rrëmbyer çmimin e parë në Festivalin e 64-të të Këngës në RTSH. Artisti Shkodran do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026 që do të zhvillohet në Vjenë në Austri.

Performanca e Alis u veçua për potencën vokale të jashtëzakonshme, interpretimin unik dhe një mesazh universal për dashurinë, duke e bërë këngën “Nân” të prekë publikun në mënyrë të veçantë.

Në vendin e dytë u rendit Inis Neziri me 102 pikë, ndërsa Sheila u pozicionua në vendin e tretë me 93 pikë.

Sipas vlerësimit të jurisë profesionale, Alis u rendit në vendin e parë, Sheila në vendin e dytë dhe Vedat Ademi në vendin e tretë.

Formula e votimit për përcaktimin e fituesit ishte 50% pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut, duke garantuar një rezultat të balancuar dhe transparent.

 

Të fundit