All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Alket Rizai befason sërish policinë greke, e mendonin në burg por e gjejnë në mjetin e blinduar me ‘të fortin’ e Athinës

Alket Rizai befason sërish policinë greke, e mendonin në burg por
All - Paragraf - 1

Alket Rizai, shqiptari i famshëm i arratisur dy herë me helikopter nga burgjet greke, edhe ndër ata të sigurisë më të lartë, ka befasuar sërish policinë greke.

Ndërsa e mendonin në burg, Alket Rizau është gjetur në një makinë luksoze dhe të blinduar gjatë një kontrolli rutinë nga një makinë patrullimi i ndërhyrjes të Shpejtë të Drejtorisë së Policisë në Fthiotida.

All - Paragraf - 3

Mediat greke shkruajnë se një makinë me xhama të errët u ndalua për kontroll në kryqëzimin e rrugëve Kyprou dhe G. Plati, në Lamia, por kur dera e shoferit u hap, policia zbuloi se bashkëudhëtari nuk ishte askush tjetër përveçse i burgosuri i Domokos, Alket Rizai.

Siç u zbulua nga kontrolli, Rizai kishte marrë leje nga burgu Domokou, ndërsa shoferi i makinës luksoze të blinduar ishte një nga personat më të njohur në krimit në Athinë.

Në makinë ndodhej edhe një 36-vjeçar me kombësi shqiptare, i cili ishte në kërkim për vrasje dhe veprime të tjera kriminale. 36-vjeçari u arrestua dhe u dërgua në Stacionin e Policisë Fthiotida.  

Të fundit