Flash News

E-TJERA

Alkooli po shkakton dëme tek të rinjtë në Shqipëri, mjekët paralajmërojnë për pasojat shëndetësore

Alkooli po shkakton dëme tek të rinjtë në Shqipëri,

Trendi i rritjes së konsumimit të alkoolit dhe kokteileve të ndryshme nga të rinjtë po shkakton dëme serioze në shëndetin e tyre, veçanërisht në aspektin e shëndetit të zemrës. Në Shqipëri, lokalet e natës janë të mbushura me të rinj që konsumojnë alkool dhe kombinime të ndryshme, jo vetëm në fundjavë, por edhe gjatë ditëve të tjera.

Ndërkohë që në vendet e zhvilluara ka një rënie të konsumit të alkoolit, të rinjtë shqiptarë janë të prirur drejt përdorimit të tij, shpesh pa qenë të informuar për pasojat që shkaktojnë, veçanërisht kur përzien alkoolin me substanca narkotike.

Mjekja kardiologe e QSUT-së, Daniela Teferici, ka theksuar në një intervistë për TCH se “Çdo adrenalinë e rritur dëmton zemrën. Por kombinimi me drogën çon në arrest dhe vdekje të papritur që nëse nuk je në spital, fundi është fatal”. Kjo deklaratë tregon rrezikun e jashtëzakonshëm që bartin këto praktika për shëndetin e të rinjve dhe nevojën për informim dhe ndërgjegjësim të menjëhershëm.

Të fundit