Flash News

E-TJERA

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash, parashikimi i motit për sot

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash, parashikimi i motit për sot

Deri në mesditë, vendi ynë do të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin, ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër duke rrezikuar rrebeshe të izoluara shiu.

Orët e pasdites përmirësohet dukshëm moti në pjesën më të madhe të territorit duke lënë me vranësira dhe shira lokalë vetëm skajin verilindor.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por rriten edhe maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 10°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 28C vlera maksimale e cila do të shënohet në Elbasan dhe Cërrik.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi jugor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim deri në 3 ballë.

 

Të fundit