Flash News

E-TJERA

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash, si parashikohet moti për sot

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash, si parashikohet moti për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot kryesisht me diell. Në zonat malore nuk përjashtohet mundësia për reshje të izoluara.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku variojnë: në zonat malore, nga 02°C në 11°C, në zonat e ulëta nga 11°C në 16°C dhe në zonat bregdetare nga 13°C në 18°C.

Gjatë orëve të mesditës dhe në vijim parashikohet që vranësirat të shtohen gradualisht, ku gjatë pasdites dhe mbrëmjes vranësirat do të sjellin reshje të pakta shiu në zonat Veriore dhe pjesërisht në Qendër të vendit.

Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Të fundit