Flash News

E-TJERA

Altin Basha flet si drejtori i Teatrit Eksperimental: Kam menduar si mund të reformohet

Altin Basha flet si drejtori i Teatrit Eksperimental: Kam menduar si mund

Altin Basha është zyrtarisht drejtori i ri i Teatrit Eksperimental "Kujtim Spahivogli". Ai zëvendëson në këtë detyrë Kiço London, që e mbajti postin për 6 vjet.

Në një komunikim me artistët dhe gazetarët, Londo nuk e ka fshehur trishtimin për largimin, madje u shpreh se ndjehet sikur po e largojnë nga shtëpia e tij.

"Nuk dua ta fsheh që ndihem i trishtuar dhe i keqardhur që më duhet për shkak të respektimit të institucionit të iki nga kjo shërbesë e ti lë vendin drejtorit pasardhës. Ndjehem sikur më kanë larguar nga shtëpia ime", tha Londo.

Nga ana tjetër, drejtori i ri, Altin Basha tha se në këtë pozicion ka njëfarë eksperience dhe se ka menduar për një kohë të gjatë se si mund të reformohet teatri shqiptar.

 ‘’Pas thirrjes së hapur dhe konkursit e intervistës erdha këtu. Është pozicion ku kam njëfarë eksperience. Ka ndikimin e frymës së kërkimit. Është gjenerator i ditëve të reja dhe për një kohë të gjatë kam menduar si mund të reformohet teatri shqiptar në mënyrë që të fuqizohet alternativa. Teatri e ka mundësinë për të qenë i tillë. Ky element ndoshta është arsyeja që mora pjesë në konkurs. Për 10 -15 vjet kam punuar me artistë të rinj për ta çuar më tej frymën që ka ky teatër",  tha Basha.

Të fundit