Flash News

E-TJERA

“Praktikant prej vitesh në kishën ungjillore”, Akil Pano zbulon detaje nga jeta personale e Altin Dumanit

“Praktikant prej vitesh në kishën ungjillore”, Akil Pano

Pastori Akil Pano ka ndarë detaje të panjohura më parë mbi jetën personale dhe bindjet fetare të ish-kreut të SPAK, Altin Dumani.

Dukle folur gjatë një interviste në podkastin “Pasvon” të gazetarit Alfred Lela, pastori tha se Dumani është një besimtar praktikant prej shumë vitesh dhe frekuenton rregullisht një kishë protestante ungjillore në Tiranë, edhe përpara se të merrte drejtimin e institucionit të posaçëm të drejtësisë.

"Unë e njoh personalisht zotin Dumanin dhe bashkëshorten e tij. Ata shkojnë në një kishë protestante në Tiranë, në një kishë të vogël. Se sa predikon nuk e di, por është praktikant. Ka shumë vite që shkon në një kishë protestante ungjillore. A ka shkuar gjatë kohës kur ishte shef i SPAK? Këtë nuk e di, por di që është besimtar dhe shkon në një kishë ungjillore prej shumë shumë vitesh. Përpara se të ishte shef i SPAK", tha Pano. 

Intervista e plotë:

 

Të fundit