Flash News

E-TJERA

Altin Dumani kandidat për kreun e SPAK, prokurori që çoi në pranga gjyqtaren e ‘të fortëve’

Altin Dumani kandidat për kreun e SPAK, prokurori që çoi

Prokurori Altin Dumani ka dorëzuar kërkesën për të kandiduar si kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Dumani është kandidati i tretë pas Edvin Kondilit dhe Adnan Xholit.

Altin Dumani ishte prokurori që dërgoi pas hekurave gjyqtaren e Krujës, Enkeleda Hoxha, e njohur ndryshe edhe si gjyqtarja që liroi ‘të fortët’ nga qelia.

Dumani është i pari që drejtoi njësinë Task Forcë për të luftuar krimin e jakave të bardha. Ai ka një karrierë mbi 20 vjeçar si prokuror. Në vitin 200 ai u bë për herë të parë drejtues prokurorie në Tropojë.

Dumani u bë i njohur për qëndrimin që mbajti ndaj 29 të pandehurve të tragjedisë së Gërdecit dhe dënimit të përjetshëm që kërkoi për të pandehurit kryesorë.  

Të fundit