Flash News

E-TJERA

Altin Ndoci mungon në gjyqin e “Plumbit të Artë, GJKKO: Është arratisur! Avokati: Mund ta gjeni në shtëpi

Altin Ndoci mungon në gjyqin e “Plumbit të Artë, GJKKO:

Altin Ndoci u arratis dy ditë më parë nga Spitali Infektiv i Durrësit aty ku ishte dërguar për mjekim. Ndoci i shpëtoi nga duart policisë e cila e shoqëroi në spital, nën masa të dobëta sigurie.

I paraburgosuri duhet të ishte sot i pranishëm në sallën e gjyqit ku po zhvillohet seanca për “Plumbin e Artë”. Në seancë është lexuar një shkresë e përcjellë nga Burgjet e cila shprehet se Ndoci është arratisur dhe nuk mund të shoqërohet në seancë.

“Nuk mund të bëhet shoqërimi i Altin Ndocit, pasi nuk ndodhet në ambientet e IEVP Durrës, si pasojë e arratisjes së tij nga Spitali Rajonal Durrës. Është shpallur në kërkim nga policia”, citoi gjykata shkresën e DPB.

Gjatë apelit të palëve gjykata antikorrupsion konstatoi se janë të pranishëm Enver Diva, Besian Xhixha, të penduarit Skerdi Tase dhe Erjon Alibej, i pandehuri Henrik Hoxhaj, Xhulian Hoxha përfaqësohet nga avokatja, po ashtu Petrit Qoli dhe Agron Qoli të pranishëm, Asllan Plaku prezent.

Njëri prej avokatëve të Ndociti ka kërkuar gjykatës për të dërguar sipas procedurës njoftimin për mbajtjen e seancës dhe tek banesa e të pandehurit, pasi mund të ndodhet dhe atje.

“I kërkojmë gjykatës t’i dërgojë kërkesë policisë për të bërë njoftimin sipas procedurës, sepse Altin Ndoci mund të jete edhe në banesën e tij, në këtë nuk e dimë”, tha avokati.

Të fundit