Flash News

E-TJERA

Ambasada amerikane mbështet miratimin e hartës së re gjyqësore: Ofrojmë asistencë, plotësimi i vakancave të jetë prioritet

Ambasada amerikane mbështet miratimin e hartës së re

Plotësimi i hapësirave të krijuara nga vettingu është një hap tjetër i nevojshëm në procesin e reformës në drejtësi dhe duhet të jetë prioritet.

Kështu thotë ambasada Amerikane në Shqipëri, pak kohë pasi të vendoset për hartën e re gjyqësore të vendit. Gjithashtu shton se mbështet fuqimisht miratimin e një harte të re për të riorganizuar sistemin gjyqësor dhe për të adresuar vendet vakante, që erdhën si rezultat i vetingut.

Ambasada ofron mbështetje teknike për këtë proces, përmes projektit të saj për zvogëlimin e numrit të çështjeve të prapambetura dhe përmirësimin e efikasitetit në Gjykatën e Lartë të Shqipërisë.

Ajo bën me dije se takimi i zhvilluar këtë javë mes Grupit të Punës Ndërinstitucional për hartën e re gjyqësore shfaqi përparim të madh drejt një konsensusi.

Ndryshe nga qeveria, Këshilli i Lartë Gjyqësor kërkon reduktimin e gjykatave. Për shkak të vakancave, KLGJ kërkon që nga 34 gjykata të mbeten 15. Gjithashtu kërkon që të ketë vetëm një Gjykatë Apeli në të gjithë vendin me seli në Tiranë.

Të fundit