Flash News

E-TJERA

Ambasada Amerikane njoftim me rëndësi për vizat: Çfarë ndodh nëse qëndroni përtej afatit?

Ambasada Amerikane njoftim me rëndësi për vizat:

Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë një njoftim me rëndësi për qytetarët lidhur me vizat amerikane.

Në njoftimin e ndarë në ‘Facebook’, Ambasada shkruan se duhen respektuar kushtet e vizës dhe afati i qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Është përgjegjësia jote të përdorësh vizën tënde në mënyrë korrekte. Respekto kushtet e vizës tënde amerikane dhe afatin e autorizuar të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara. Qëndrimi përtej këtij afati mund të ndikojë në mënyrë të përhershme në mundësinë tënde për të udhëtuar, studiuar ose punuar në Shtetet e Bashkuara“-thuhet në njoftim.

Të fundit