Flash News

E-TJERA

Ambasada amerikane takim me gjyqtarët e GJKKO dhe të Apelit: Shërbejini me integritet luftës kundër korrupsionit

Ambasada amerikane takim me gjyqtarët e GJKKO dhe të Apelit:

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë priti gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë dhe asaj të Apelit.

Në një postim në Facebook, ambasada shprehet se roli i gjyqtarëve duhet të shërbejë me integritet në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit.

Ndër të tjera, thekson se SHBA-të janë të përkushtuara në mbështetjen e tyre ndaj Gjykatave të Posaçme.

“Ekipi ynë i ambasadës priti së fundmi gjyqtarë nga Gjykatat e Posaçme të Shkallës së Parë dhe Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të theksuar rolin kyç të gjyqtarëve të pavarur që shërbejnë me integritet në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara në mbështetjen e tyre për gjyqtarët e Gjykatave të Posaçme, teksa ata punojnë për të dhënë drejtësi për të gjithë qytetarët shqiptarët brenda një sistemi ligjor transparent”, thuhet në postim.

Të fundit