Flash News

E-TJERA

Ambasada bën njoftimin për shtetasit shqiptarë që jetojnë në Francë: Paraqituni në këto ditë

Ambasada bën njoftimin për shtetasit shqiptarë që

Ambasada shqiptare në Francë, ka bërë njoftimin e rëndësishëm për shtetasit shqiptarë që jetojnë në shtetin francez lidhur me aplikimet për pasaporta dhe karta identiteti.

Në njoftim thuhet se shqiptarët që kanë aplikuar deri më datë 9 prill për pasaportë apo kartë identiteti pranë këtij institucioni duhet ta tërheqin atë në tre ditët e para të Javës nga ora 14:00 deri në orën 16:00.

“Ftojmë të gjithë qytetarët shqiptarë që kanë aplikuar deri më datë 9 prill (përfshirë) për pasaportë ose/dhe për kartë identiteti pranë Ambasadës Shqiptare në Paris, të vijnë të tërheqin ato ditët e hëna, të marta dhe të mërkura (përveç ditëve zyrtare të pushimit në Shqipëri), nga ora 14:00 deri 16:00”, thuhet në njoftim.

Të fundit