Flash News

E-TJERA

Ambasada britanike në Tiranë njoftim për qytetarët: Test negativ ose gjobë 500 £ për udhëtarët

Ambasada britanike në Tiranë njoftim për qytetarët: Test
Godina e ambasadës britanike në Tiranë

Ambasada e Britanisë në Shqipëri ka dalë me një njoftim për të gjithë udhëtarët që shkojnë për në Mbretërinë e Bashkuar.

Të gjithë qytetarët, përfshirë edhe shtetasit britanikë, duhet të paraqesin një test negativ të kryer deri në 72 orë përpara nisjes. Kështu thuhet në njoftimin shpërndarë nga ambasada në Facebook.

Në të kundërt shton ajo do të ndëshkohen me gjobë në vlerën 500 £.

Gjithashtu “të gjithë udhëtarët që mbërrijnë nga vendet që nuk janë në listën e korridorit të udhëtimeve të Qeverisë Britanike, përfshirë këtu Shqipërinë, duhet të vetë-izolohen për 10 ditë, pavarësisht rezultatit të testit”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Të fundit