Flash News

E-TJERA

Ambasada britanike në Tiranë reagon pas vrasjes së gjyqtarit: Të garantohet integriteti i gjykatave

Ambasada britanike në Tiranë reagon pas vrasjes së gjyqtarit:

Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi një ditë më parë në Gjykatën e Apelit, ku pas një sulmi mbeti i vrarë gjyqtari Astrit Kalaja.

Në reagim, ambasada britanike dënon aktin dhe shpreh ngushëllime për familjen e gjyqtarit. Po ashtu, ambasada kërkon masa për të ruajtur sigurinë dhe integritetine gjykatave.

“Jemi thellësisht të prekur nga vdekja e gjyqtarit Astrit Kalaja.

Ngushëllimet tona shkojnë për familjen, miqtë dhe kolegët e tij.

Dënojmë fuqishëm aktin e dhunës dhe bëjmë thirrje për masa urgjente për të garantuar sigurinë e gjyqtarëve dhe integritetin e gjykatave”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Të fundit