Flash News

E-TJERA

Ambasada e Britanisë së Madhe dënon sulmin ndaj Berishës: Dhuna nuk ka vend në demokraci

Ambasada e Britanisë së Madhe dënon sulmin ndaj Berishës:

Ambasada e Britanisë së Madhe ka reaguar lidhur me sulmin që iu bë kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha në protestën e sotme.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada shkruan se sulmi ndaj kryedemokratit është i papranueshëm ndaj fjalës së lirë.

“Dhuna nuk ka vend në demokraci. Mbretëria e Bashkuar do të mbështesë gjithmonë të drejtën për protestë paqësore. Sulmi ndaj Sali Berishës është një sulm i papranueshëm ndaj fjalës së lirë. Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria qëndrojnë krah për krah në mbështetjen tonë për demokracinë dhe shtetin e së drejtës”, thuhet në reagim.

 

Të fundit