Flash News

E-TJERA

Ambasada e SHBA në Tiranë jep alarmin: Grupe të lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë disa objektiva në Shqipëri

Ambasada e SHBA në Tiranë jep alarmin: Grupe të lidhura me Iranin
Ambasada amerikane në Tiranë ka ngritur alarmin se grupe të lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë disa objektiva në Shqipëri. 

Sipas mesazhit të ndarë në rrjetet sociale, ata mund të synojnë vende të zakonshme si vende turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante.  

"Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri.

Ata gjithashtu mund të synojnë vende të zakonshme, të tilla si vende turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante. Ne i inkurajojmë qytetarët amerikanë të ushtrojnë vigjilencë të shtuar", thuhet në mesazhin e ambasadës së SHBA në Tiranë.

Të fundit