Flash News

E-TJERA

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan mesazhet e Trump pas Samitit me Putin: Qëllimi është gjithmonë paqja

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan mesazhet e Trump pas Samitit me Putin:

Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar mesazhet e presidentit Donald Trump pas Samitit në Alaskë me homologun rus Vladimir Putin. 

Në një nga postimet e publikuara, selia diplomatike e SHBA në vendin tonë shkruan “Qëllimi është gjithmonë paqja”, shoqëruar me një foto bardh e zi nga takimi mes presidentit amerikan dhe homolgut rus.

Ndërkohë në një tjetër postim ambasada amerikane publikoi një tjetër mesazh të Trump ku thuhet se “Bëmë një përparim të madh sot… Patëm një takim jashtëzakonisht produktiv dhe u ra dakord për shumë pika”, referuar bisedimeve me Putin.

Të fundit