Flash News

E-TJERA

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan mesazhin e Marco Rubio: Duam një aleancë që ngrihet me guxim drejt së ardhmes

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan mesazhin e Marco Rubio: Duam një

Ambasada e SHBA në Tiranë ka publikuar mesazhin e Sekretarit të Shtetit amerikan nga Konferenca e Sigurisë në Mynih, ku theksohet rëndësia e një aleance të fortë dhe të bashkuar.

Sekretari i Shtetit tha se e vetmja frikë është të mos lëmë kombet tona më krenare, më të forta dhe më të pasura për fëmijët tanë, ndërsa theksoi se aleanca duhet të mbrojë popujt, interesat dhe lirinë e veprimit për të formësuar vetë fatin.

“Ne duam një Aleancë që ngrihet me guxim drejt së ardhmes. Dhe e vetmja frikë që kemi është frika nga turpi që nuk i lëmë kombet tona më krenare, më të forta dhe më të pasura për fëmijët tanë. Një Aleancë e gatshme të mbrojë popujt tanë, të ruajë interesat tona dhe të mbrojë lirinë e veprimit që na lejon të formësojmë vetë fatin tone”, shkruan ambasada në postim.

Të fundit