Flash News

E-TJERA

Ambasada e SHBA në Tiranë thirrje Rusisë: Lironi menjëherë Alexey Navalny!

Ambasada e SHBA në Tiranë thirrje Rusisë: Lironi
Alexey Navalny.

Ambasada e SHBA në Tiranë i ka bërë thirrje qeverisë ruse që të lirojë menjëherë udhëheqësi i opozitës ruse Alexey Navalny.

Përmes një video që publikon në Facebook, ambasada amerikane kujton se një vit më parë u helmua në vendlindjen e tij me një agjent nervor kimik.

Pas shërimit të tij në Gjermani, ai u kthye në Rusi, ku u arrestua menjëherë dhe tashmë ka kaluar më shumë se 200 ditë pas hekurave.

Një vit më parë, udhëheqësi i opozitës ruse Alexey Navalny u helmua në vendlindjen e tij me një agjent nervor kimik. Pas shërimit të tij në Gjermani, ai u tregua i guximshëm dhe u kthye në Rusi.

Atje u arrestua menjëherë dhe tashmë ka kaluar më shumë se 200 ditë pas hekurave. Ne i bëjmë thirrje qeverisë ruse të lirojë menjëherë Alexey Navalny, si dhe të gjithë ata që mbahen padrejtësisht. Populli rus ka të drejtë të shprehë pikëpamjet e tij në mënyrë paqësore pa pasur frikë nga çdo lloj ndëshkimi”, shkruan ambasada.

Të fundit