Flash News

E-TJERA

Ambasada e SHBA-së në Tiranë i jep lamtumirën ambasadores Yuri Kim

Ambasada e SHBA-së në Tiranë i jep lamtumirën ambasadores

Ambasada amerikane në Tiranë i ka dhënë ‘lamtumirën’ Yuri Kim-it, ambasadore e SHBA-ve në Shqipëri.

Në një postim në Facebook, ambasada vlerëson Kim-in për përpjekjet e saj për të çuar para marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe SHBA-ve. Ambasada shkruan se Kim mori me vete para largimit një flamur kuqezi dhe një album fotografik nga këto tre vjet e gjysmë të saj në Shqipëri.

Postimi:

Lamtumirë Ambasadore Kim!

Komuniteti i ambasadës u mblodh këtë javë për t'i thënë lamtumirë Ambasadores Yuri Kim teksa ajo niset nga Shqipëria për detyrën e saj të radhës në Uashington DC. Stafi amerikan dhe shqiptar ndanë vlerësimet për ambasadoren për përpjekjet e saj për të çuar përpara marrëdhëniet dypalëshe mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, udhëheqjen e saj dhe për dhembshurinë dhe kujdesin e saj për punonjësit e Ambasadës së SHBA në Tiranë. Stafi i dhuroi ambasadores një flamur të veçantë shqiptar dhe një album fotografik nga këto tre vjet e gjysmë të saj në Shqipëri. Detashmenti i Gardës së Marinës të Shteteve të Bashkuara i dhuroi ambasadores flamurin amerikan që valonte nga shtiza e flamurit të ambasadës.

Të fundit