Flash News

E-TJERA

Ambasada e SHBA-së zbardh takimin e Kim në KQZ, në fokus financimi rus në politikë

Ambasada e SHBA-së zbardh takimin e Kim në KQZ, në fokus

Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë detaje nga takimi i ambasadores Yuri Kim me kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashi, sekretarin e Përgjithshëm të PS-së Damian Gjiknuri, deputeten demokrate Jorida Tabaku dhe ish-kryetaren e LSI Monika Kryemadhi.

Ambasada shkruan se në fokus të diskutimit ka qenë kërcënimi nga financimet e fshehta politike ruse dhe rreziku që paraqet për demokracinë. Ndër të tjera, ambasada shkruan se është e domosdoshme rritja e transparencës në financimin e partive politike gjatë fushatave.

“Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua me Kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi dhe përfaqësues të partive politike sot për të diskutuar kërcënimin serioz të financimeve të fshehta politike ruse si dhe kanosjen që kjo paraqet për demokracinë dhe përpjekjet anti-korrupsion. Kërcënimi i financimit të fshehtë politik rus nënvizon rëndësinë që ka rritja e transparencës në financimin e fushatave, regjistrimi i enteve të huaja, si dhe masat për të identifikuar dhe parandaluar pastrimin e parave. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me partnerë në të gjitha institucionet demokratike të Shqipërisë për mbrojtjen ndaj këtyre kërcënimeve”, shkruan ambasada amerikane në Tiranë në Facebook.

Të fundit