Flash News

E-TJERA

Ambasada e SHBA: Shqipëria, i vetmi vend europian me shumicë myslimane, ia doli aty ku kombet e tjera evropiane dështuan

Ambasada e SHBA: Shqipëria, i vetmi vend europian me shumicë

Ambasada e SHBA në Tiranë përkujton 27 janarin, dita ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit dhe rolin që pati Shqipëria në shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në një status në rrjetet sociale, ambasada amerikane citon ish ambasadorin Herman Bernstein në Shqipëri, 1934 ku thoshte: “Nuk ka asnjë gjurmë të asnjë lloj diskriminimi kundër hebrenjve në Shqipëri, sepse Shqipëria ndodh të jetë një nga vendet e rralla sot në Europë ku paragjykimi dhe urrejtja fetare nuk ekzistojnë, edhe pse shqiptarët vetë janë të ndarë në tre besime”.

Sipas ambasadës së SHBA, Shqipëria është i vetmi vend europian me shumicë myslimane, që ia doli aty ku kombet e tjera europiane dështuan.

Sot është Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit dhe ne do ta përkujtojmë duke kujtuar historitë e familjeve shqiptare që shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ato janë, ende sot, histori të fuqishme të mirësisë njerëzore dhe një dëshmi e vërtetë të traditës unike shqiptare të besës. Shqipëria, i vetmi vend europian me shumicë myslimane, ia doli aty ku kombet e tjera europiane dështuan: pothuajse të gjithë hebrenjtë që jetonin brenda kufijve shqiptarë gjatë pushtimit gjerman, si ata me origjinë shqiptare ashtu edhe refugjatë, u shpëtuan dhe, në mënyrë mbresëlënëse, në Shqipëri kishte më shumë hebrenj në fund të luftës sesa përpara saj”, shkruan ambasada.

Të fundit