Flash News

E-TJERA

Ambasada e SHBA takime me deputetët e rinj: Duam të punojmë me përfaqësuesit e të gjithë spektrit politik

Ambasada e SHBA takime me deputetët e rinj: Duam të punojmë me

Përfaqësues të ambasadës së e Shteteve të Bashkuara në Tiranë janë takuar me deputetët e rinj të dalë nga zgjedhjet e 11 majit.

 Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada e SHBA njofton se këto takime kishin për qëllim të kuptonin më mirë shqetësimet dhe prioritetet e komuniteteve që secili deputet përfaqëson.

“Ne presim me kënaqësi të punojmë me përfaqësues të zgjedhur nga i gjithë spektri politik për të vijuar partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë,” shkruhet në postim.

Në fotot e publikuara nga ambasada amerikane shfaqen deputetë të rinj të PD si Igli Cara apo Besart Xhaferri si edhe përfaqësues të kampit socialist si Ilva Gjuzi. 

Të fundit