Flash News

E-TJERA

Ambasada e SHBA-ve sqaron qytetarët: Kohëzgjatja e qëndrimit nuk përcaktohet nga data e skadencës së vizës

Ambasada e SHBA-ve sqaron qytetarët: Kohëzgjatja e qëndrimit nuk

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë një informacion për qytetarët që udhëtojnë drejt SHBA-ve me vizë turistike.

Në njoftimin e ambasadës, theksohet se kohëzgjatja e qëndrimit në SHBA nuk përcaktohet nga data e skadencës së vizës, por nga vendimi i oficerit të Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit në momentin e mbërritjes në territorin amerikan.

“Kujtesë! Kohëzgjatja e qëndrimit të një vizitori ndërkombëtar në Shtetet e Bashkuara përcaktohet nga oficeri i Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit në momentin e mbërritjes suaj, JO nga data e skadencës së vizës”, shkruan ambasada.

Të fundit