Flash News

E-TJERA

Ambasada e Ukrainës njofton vullnetarët shqiptarë që duan të luftojnë: Kujdes, sanksione penale në formën e burgimit

Ambasada e Ukrainës njofton vullnetarët shqiptarë që duan

Të shumtë janë qytetarë në shumë vende të botës që kanë shprehur dëshirën të luftojnë në Ukrainë kundër pushtimit rus, në mënyrë vullnetare.

Ndër këta që janë ofruar ka dhe shqiptarë. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Ambasada e Ukrainës në Tiranë ka bërë njoftimin e rëndësishëm për të gjithë ara që kanë shprehur dëshirën t`i bashkohen Ukrainës në këto ditë të vështira.

Në këtë njoftim, shkruhet se "Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, parashikon sanksione penale, në formën e burgimit, për personat e përfshira në “Konflikte luftarake, në territorin e një shteti të huaj”.

Këtë mund ta shihni dhe në foton e mëposhtme ku sqarohet kjo pikë:

Ambasada e Ukrainës njofton vullnetarët shqiptarë që duan

Njoftimi i plotë:

Vini Re
Duke pasur parasysh thirrjet e shumta të qytetarëve që dëshirojnë t'i bashkohen me Legjionin e Huaj të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës, ju lutem shkruani në adresën: [email protected]
Ambasada paralajmëron, se Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, parashikon sanksione penale, në formën e burgimit, për personat e përfshira në “Konflikte luftarake, në territorin e një shteti të huaj”.

Ambasada e Ukrainës njofton vullnetarët shqiptarë që duan

Të fundit