Flash News

E-TJERA

Ambasada italiane me seli të re në Tiranë: Godina aktuale nuk i përgjigjet kërkesave

Ambasada italiane me seli të re në Tiranë: Godina aktuale nuk i

Ambasada italiane ka shpallur hapjen e tenderit për projektimin e një selie të re. Ishte ambasadori italian Fabrizio Bucci i cili tha sot në konferencë se është hera e parë që hapet një konkurs i tillë për ndërtimin e godinës së re të ambasadës.

Ambasadori italian tha se godina aktuale nuk i përmbushte kërkesat dhe godina e re do të ketë më shumë hapësirë edhe për ekspozita.

"Do ndërtojmë ambasadë të re sepse ndërtesa e tanishme nuk i përgjigjet kërkesave selia aktuale. Shpresojmë të jenë të shumtë arkitektët që do marrin pjesë për ndërtimin e selisë së re. Kemi ndërtuar shumë seli të ambasadave italiane në botë por është hera e parë që hapim një konkurs të tillë. Kemi parashikuar që ndërtesa e re të jetë e hapur, të ketë hapësirë për ekspozita. Të jetë pa mure që qytetarët e Tiranës ta ndjejnë si një vend social", u shpreh ai.

Aktualisht ambasada italiane ndodhet në rrugën “Papa Gjoni Pali II” dhe godina e re do të ndërtohet në po të njëjtin vend, ku punimet pritet të fillojnë verën e viti të ardhshëm.

 

 

Të fundit