Flash News

E-TJERA

Ambasada italiane reagon për situatën në parlament: Kuvendi të ushtrojë detyrën e tij

Ambasada italiane reagon për situatën në parlament: Kuvendi

Pas ambasadës amerikane, as britanike dhe saj gjermane, ka reaguar edhe ambasada italiane në Tiranë në lidhje me tensionet në Parlament.

Ambasada italiane iu bën thirrje palëve që të punojnë së bashku për të siguruar që Parlamenti të mund të ushtrojë detyrën e tij në interes të të gjithë shtetasve, pasi seanca e fundit u karakterizua nga tensionet dhe tymit i flakadanëve të ndezur nga deputetët e opozitës, ndërsa mazhoranca e kaloi buxhetin për 5 minuta.

Ambasada e Italisë në Tiranë shpreh shqetësim për zhvillimet më të fundit në Parlamentin shqiptar. Një Parlament funksional dhe një dialog frytdhënës midis deputetëve të zgjedhur janë thelbësorë për funksionimin e duhur të demokracisë.

Nxisim shumicën dhe opozitën të punojnë së bashku për të siguruar që Parlamenti të mund të ushtrojë detyrën e tij në interes të të gjithë shtetasve”, mbyllet reagimi i ambasadës italiane në Tiranë.

 

 

Të fundit