Flash News

E-TJERA

Ambasada ruse i përgjigjet këshilltarit të Ramës: Jemi të gatshëm të shpërndajmë vaksinën "Sputnik-V" edhe në Shqipëri

Ambasada ruse i përgjigjet këshilltarit të Ramës: Jemi

Ambasada ruse në Tiranë i është përgjigjur këshilltarit për media të kryeministrit Rama, Endri Fuga, pasi ky i fundit e cilësoi një lajm të shkëlqyer nisjen e vaksinimit në Bashkimin Evropian.

Në një reagim në rrjetet sociale, ambasada ruse shprehet e gatshme të sjellë vaksinën e saj "Sputnik-V" edhe në Shqipëri.

I nderuar z. Endri Fuga,

Ju bëjmë me dije se Fondi Rus i Investimeve Direkte (https://rdif.ru/Eng_Index/) është autoruzuar të zhvillojë negociata me vendet, të cilat janë të interesuara për të blerë vaksinat kundër COVID-19. Nuk kemi dyshime se Rusia është e gatshme të sjellë vaksinën e saj "Sputnik-V" edhe në Shqipëri.

Vaksinimi me "Sputnik-V" tashmë filloi në Rusi dhe në Argjentinë, ndërkohë më shumë se 50 vende kanë aplikuar për të blerë 1,2 miliard dozë të preparatit. Në çdo rast, e përsërisim informacionin e postuar më parë për karakteristikat dhe avantazhet e saj në krahasime me një serë vaksinash të tjera”, shkruan ambasada ruse, pasi Fuga shkroi në twitter dhe shpërndante mesazhin e Presidentes së KE Ursula Von Der Leyen për nisjen e vaksinimit në BE.

Lajm i shkëlqyer. Kaq afër, por edhe larg. Ballkani Perëndimor është ende i vetëm për këtë – shpresojmë se do të ndryshojë në një të ardhme jo aq të largët. Dhe të mendosh se popullsia e Ballkanit Perëndimor është më pak se ajo e një shteti të vetëm të BE. Në pandemi mund të jeni aq të sigurt sa fqinjët tuaj”.

Ambasada ruse i përgjigjet këshilltarit të Ramës: Jemi

 

 

 

Të fundit