Flash News

E-TJERA

Ambasada ruse në Tiranë: Ukraina ka rënë dakord që bisedimet me Rusinë të zhvillohen në Bjellorusi

Ambasada ruse në Tiranë: Ukraina ka rënë dakord që

Ambasada e Rusisë në vendin tonë thotë se Ukraina ka rënë dakord që të zhvillojë bisedime në Bjellorusi.

Përmes një njoftimi në Facebook, ambasada thotë se bisedimet do të zhvillohen në rajonin Gomel. Në Bjellorusi është duke shkuar delegacioni rus, që kryesohet nga Vladimir Medinskij.

Ky i fundit është shprehur se Rusia është e gatshme të negociojë me Ukrainën për të arritur paqen.

“Ukraina ka rënë dakord të zhvillojë bisedime në rajonin Gomel (Bjellorusia), delegacioni rus është duke ardhur në vend, eshtë shpehur udhëheqësi i saj Vladimir Medinskij.

Medinsky: Rusia është e gatshme të negociojë me Ukrainën për të arritur paqen në çdo kohë”, thuhet në njoftim.

Më herët, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy u shpreh se ishte gati për bisedime, por jo në Bjellorusi.

Ambasada ruse në Tiranë: Ukraina ka rënë dakord që

Të fundit