Flash News

E-TJERA

Ambasada ‘zhduk’ fotot me Berishën, Lela për vizitën e Bush: Po njollosni historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane

Ambasada ‘zhduk’ fotot me Berishën, Lela për vizitën

Drejtori i Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Mediat në PD, Alfred Lela ka reaguar i revoltuar ndaj fotos së postuar nga ambasada amerikane gjatë vizitës së Bushit në Shqipëri dhe në qytetin e Fushë Krujës.

Në një koment në postimin e ambasadës në rrjetet sociale, Lela shkruan se fshirja e fotove me kreun e PD, Sali Berisha në atë ditë historike po njollos historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane duke eksportuar diçka mizore, të njëanshme dhe idiote, si kultura e fshirjes.

Ambasada ‘zhduk’ fotot me Berishën, Lela për vizitën

Postimi:

Mjaft më me kulturën e fshirjes. Vizita e presidentit Bush nuk përfshiu vetëm ndalesën në Fushë-Krujë. Nuk i shoh fotot e tjera të bëra atë ditë. Pse, sepse fotoja e Berishës mund ta njolloste? Apo sepse ju po njollosni historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane duke eksportuar diçka mizore, të njëanshme dhe idiote, si kultura e fshirjes.

Një episod që mbaj mend shumë mirë,  ndonëse atëherë jetoja në Boston, ishte "ora e vjedhur". E mbani mend? Fake Neës, kur ky zhanër ende nuk ekzistonte. Nga e njëjta media që tani zonja Kim lëvdon si më pro amerikania. Të tjerat kanë rënë në nivelin e një konkursi barngrënieje. Por, hej, Gëzuar Përvjetorin! Zoti e bekoftë Amerikën!

Ambasada ‘zhduk’ fotot me Berishën, Lela për vizitën

 

Të fundit