Flash News

E-TJERA

Ambasadori gjerman dhe ajo franceze të shqetësuar për organizimin e konferencës ndërqeveritare

Ambasadori gjerman dhe ajo franceze të shqetësuar për organizimin

Në ceremoninë përkujtimore për ushtarët e rënë francezë dhe gjermanë bë Korçe gjatë luftës së dytë botërore, kanë qenë dhe ambasadori gjerman Peter Zingraf, dhe ambasadorja franceze, Elisabeth Barsacq.

Ambasadorja franceze Elisabeth Barsacq tha se fokusi dhe shqetësimi i tyre lidhet me zhvillimin dhe mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Çështja e cila mua më shqetëson më tepër kryesisht në këtë moment është që ne të arrijmë të organizojmë konferencën e parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut natyrisht me urimin më të madh që ajo të bëhet gjatë presidencës sllovene pra së shpejti dhe duke pritur gjithashtu edhe përfundimin e zgjedhjeve në Bullgari ashtu siç i tha  dhe kryeministri i Holandës i cili ishte në Shqipëri dje”, - theksoi ajo.

Ndërkohë, ambasdori gjerman vijoi pas ambasadres franceze se po punojnë të gjithë së bashku me partneritete në mënyrë që konferenca e parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të mund të realizohet brenda presidencës Sllovene.

“Unë do të nënvizoja ashtu siç tha kancelarja kur ishte në vizitë këtu ne punojmë të gjithë së bashku me partneritete në mënyrë që konferenca e parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të mund të realizohet brenda presidencës Sllovene dhe të jeni të sigurtë që në të gjithë po punojmë në këtë drejtim dhe shpresojmë që të bëhet”, tha ai.

Të fundit