Flash News

E-TJERA

Ambasadori austriak për “Ballkanin e Hapur”: Me rëndësi standardet e BE-së. Ç’thotë për situatën në PD

Ambasadori austriak për “Ballkanin e Hapur”: Me

Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Christian Steiner ka folur për integrimin e vendit në BE, “Ballkanin e Hapur” dhe situatën në PD. Në një prononcim për gazetarët nga Korça, Steiner tha se shpreson që negociatat të çelen së shpejti.

“Përsa i përket çështjeve të BE, shpresojmë që negociatat do të hapen shumë shpejt me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Unë besoj që është edhe shumë e rëndësishme që punojmë së bashku me iniciativa konkrete, jemi në favor që kemi Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, që të jenë vende antare të BE, do të përpiqemi aq sa mundemi. Shpresojmë që mund të kemi negociatat”, u shpreh ambasadori.

Teksa iu kërkua një koment për nismën “Ballkani i Hapur”, Steinernënvizoi se është e rëndësishme që të respektohen standardet e BE-së.

“Ballkani i Hapur është një iniciativë rajonale, në parim iniciativat rajonale janë të mira por është e rëndësishme që standardet e BE të respektohen”, u shpreh diplomati.

Sa i përket zhvillimeve në selinë blu, ai tha se duhet pritur vendimi i gjykatës.

Pyetje: Ambasador, kur thoni për vendimin e gjykatës, keni parasysh dhe marrëdhëniet me Berishën?

Do të shikojmë si do jetë vendimi

Pyetje: Në rast se fiton Berisha, do keni marrëdhënie me të?

Do ta shikojmë, presim vendimin e gjykatës.

 

Të fundit