Flash News

E-TJERA

Ambasadori britanik kundër amnistisë fiskale: Mund të shfrytëzohet nga kriminelët

Ambasadori britanik kundër amnistisë fiskale: Mund të

Pas ambasadorëve të Gjermanisë dhe Francës dhe organizatave të tjera ndërkombëtare, edhe ambasadori britanik ka dalë kundër nismës së amnistisë fiskale.

Ambasadori britanik Alastair King-Smith tha në një intervistë për Tv Klan se nisma shihet me shqetësim pasi sipas tij masa të tilla mund të shfrytëzohen nga kriminelët apo grupet kriminale për qëllime të ndryshme.

“I kemi dëgjuar me shumë kujdes, përfshirë Kryeministrin dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë. Gjithashtu dhe politikanë të ndryshëm dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Ka një sërë shqetësimesh dhe mendoj se Mbretëria e Bashkuar ndan këto shqetësime me partnerët e saj ndërkombëtarë, si Bashkimi Europian.

Ne jemi të shqetësuar veçanërisht për mënyrën se si masa të tilla mund të shfrytëzohen nga kriminelët apo grupet kriminale për qëllime të ndryshme.

Nuk është mbi bazën e principeve të amnistisë fiskale sepse në një mënyrë apo në një tjetër mund të ketë një ndikim pozitiv, por nga ana negative është se a mund të bëhet diçka e tillë duke shmangur kriminalitetin dhe problemet që masa të tilla sjellin. Këto janë problemet që kemi në diskutimet e tanishme dhe do të vijojmë bisedimet mbi këtë çështje për t’u siguruar se nuk do të ketë impakt

Ne jemi me të vërtetë të shqetësuar për momentin, se propozimi aktual nuk do të shmangë problemet që fola pak më parë dhe situata mund të shfrytëzohet” – tha King-Smith.

 

Të fundit