Flash News

E-TJERA

Ambasadori britanik në Tiranë: Qytetarët të marrin drejtësi, kriminelët dhe të korruptuarit të mbajnë përgjegjësi

Ambasadori britanik në Tiranë: Qytetarët të marrin

Ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith, ka ngritur sërish shqetësimin për emigracionin masiv të të rinjve shqiptarë drejt Britanisë së Madhe.

Në një takim të organizuar me partnerët e huaj për parandalimin e krimit, ambasadori britanik tha se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të punojë për të minimizuar kalimin e shqiptgarëve përmes Kanalit të La Manshit me gomone drejt Britanisë.

Ambasadori theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për goditjen e rasteve të trafikut të dorgës dhe trafikimit të qenieve njerëzore, teksa nënvizoi rrezikun potencial për të rritjen që shkojnë me gomone drejt Anglisë, për t’u kthyer në vegla të bandave të krimit.

Alastarit King-Smith theksoi se qytetarët shqiptarë duan drejtësi dhe se të korruptuarit dhe kriminelët duhet të mbajnë përgjegjësi.

“Ne po përparojmë së bashku në një sërë iniciativash: krijimin e një Task Force të Përbashkët për Migracionin që do të na ndihmojë të zvogëlojmë përfshirjen e shqiptarëve në kalimet me gomone, por edhe të shtetasve të vendeve të treta që migrojnë përmes Shqipërisë. Po ashtu po përpiqemi të investojnë në demokratizim dhe llogaridhënie përmes shoqërisë civile dhe medias; bashkëpunim më i mirë i zbatimit të ligjit në mënyrë që qytetarët të marrin drejtësi dhe kriminelët dhe të korruptuarit të mbajnë përgjegjësi; investime në biznes, infrastrukturë dhe iniciativa që do të mbështesin zhvillimin ekonomik të të gjithë vendit; dhe partneritete dhe bursa universitare për të rritur aftësitë dhe potencialin e ardhshëm të Shqipërisë.

Ne do të jemi të suksesshëm në gjërat e vështira, si migrimi dhe krimi i organizuar, vetëm nëse rritim edhe gjërat pozitive, veçanërisht për të rinjtë. Ne duhet të fokusohemi shumë më tepër tek ata që kërkojnë të shfrytëzojnë të rinjtë, trafikantët dhe grupet e krimit të organizuar. Ato përfaqësojnë rrezik real për të rinjtë dhe i ekspozojnë ata ndaj rreziqeve të panevojshme dhe një cikli të pafund krimi të rëndë dhe të organizuar.

Ne po kërkojmë të kapim dhe shpërndajmë praktikën më të mirë që po identifikoni si për përdorim në të ardhmen në Shqipëri, por edhe më gjerë. Dhe unë kam një sfidë për ju: ju lutemi identifikoni një person ose organizatë me të cilën mund të bashkëpunoni dhe bini dakord për një mënyrë të re të punës për të ardhmen”, u shpreh ambasadori britanik në Tiranë.

Të fundit