Flash News

E-TJERA

Ambasadori britanik thirrje të rinjve shqiptarë: Mos ikni ilegalisht në Britani, aplikoni për viza ligjore

Ambasadori britanik thirrje të rinjve shqiptarë: Mos ikni ilegalisht

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Alastair King-Smith, i ka drejtuar një mesazh nga Kukësi të rinjve shqiptarë.

Smith prezantoi programin “Perspektiva të reja për qarkun e Kukësit” e cila garanton aftësi dhe punësim në rajon. Ambasadori i ka bërë thirrje të rinjve shqiptarë të mos largohen nga vendi me gomone drejt Britanisë.

Ai u shpreh se është më mirë të qëndrojnë në vend dhe të aplikojnë për viza ligjore se sa të ikin ilegalisht dhe të bien në duart e krimnelëve dhe trafikantëve.

“Jam në Kukës për të nisur me programin “Perspektiva të reja për qarkun e Kukësit”. Kjo është iniciativa jonë më ambicioze në veri të Shqipërisë. Do të garantojë aftësi të reja dhe punësim në këtë rajon. Mesazhi im për të gjithë ata që po mendojnë të udhëtojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar në mënyrë të paligjshme është, prisni, mos shkoni tani dhe mos rrezikoni jetën tuaj! Ajo që ju tregohet në mediet sociale nuk është realiteti. Ju po dëgjoni kryeministren britanike se Britania po kërkon punëtorë, prandaj rrini këtu dhe aplikoni për viza në mënyrë ligjore. Mos ikni ilegalisht, mesazhi im për prindërit dhe anëtarët e familjes është që kriminelët dhe trafikantët po shfrytëzojnë fëmijët tuaj dhe po i detyrojnë ata t’i hyjnë botës së krimit”, tha Alastair King-Smith. 

Të fundit