Flash News

E-TJERA

Ambasadori bullgar: Mbështesim integrimin pa kushte për Shqipërinë. Ç’thotë për Maqedoninë e Veriut

Ambasadori bullgar: Mbështesim integrimin pa kushte për

Ambasadori i Bullgarisë në Tiranë, Momtchil Raytchevski foli për integrimin e vendit tonë dhe të Maqedonnisë së Veriut. Ai ritheksoi se Bullgaria e mbështet integrimin pa kushte për Shqipërinë, ndërsa për MV tha se janë në bisedime intensive.

“Presidenti Meta sapo mbylli vizitë zyrtare në Sofie ku presidenti Bullgar nënvizoi përkrahjen pa kushte të Bullgarisë për integrimin e Republikës së Shqipërisë, por me Maqedoninë e Veriut jemi në një periudhë të bisedimeve shumë intensive. Qeveria e re bullgare krijoi 10 grupe pune të cilët punojnë për një interes të përbashkët dhe ku shumë shpejt mund të arrijnë në rezultate konkrete”, deklaroi ai nga Korça.

Kujtojmë që kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ndarje të Shqipërisë nga MV, nëse edhe këtë herë BE nuk jep një “PO” për çeljen e negociatave.

 

Të fundit