Flash News

E-TJERA

Ambasadori gjerman mbështet zgjatjen e afateve të vetting-ut: Vendimtar për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Ambasadori gjerman mbështet zgjatjen e afateve të vetting-ut:

Ambasadori gjermane në Tiranë, Peter Zingraf, ka mbështetur zgjatjen e afateve të organeve të vetting-ut, përtej afatit të përcaktuar prej fillimit.

Zingraf thekson se verifikimi i gjykatësve dhe prokurorëve është vendimtar edhe për hapat dhe aspiratën e Shqipërisë, drejt integrimit evropian. Ambasadori ka vendosur para përgjegjësisë opozitën dhe maxhorancën.

“Procesi i reformave në sektorin e drejtësisë është vendimtar për aspiratat e Shqipërisë lidhur me anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Verifikimi i gjykatësve dhe prokurorëve është një element kyç në këtë kontekst. Ndaj për vendin është shumë e rëndësishme që mandati i institucioneve të pavarura dhe përgjegjëse të vetingut, i cili përfundon në qershor, të zgjatet, në mënyrë që procesi i verifikimit të përmbyllet sa më shpejt. Qeveria dhe opozita kanë përgjegjësinë e përbashkët për të rritur sundimin e ligjit duke u mundësuar kështu qytetareve dhe qytëtarëve shqiptarë të ecin më tej në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, shkruan ambasada gjermane në Faceook.

Të fundit