Flash News

E-TJERA

Ambasadori gjerman në Tiranë i shqetësuar për tensionet në Kuvend: Parlamenti të plotësojë rolin e tij thelbësor kushtetues

Ambasadori gjerman në Tiranë i shqetësuar për tensionet

Ambasadori gjerman në Tiranë, Karl Bergner është shprehur i shqetësuar sa i takon zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Shqipërisë.

Në një deklaratë, ai shprehet se qytetarët presin nga parlamenti i tyre që të jetë një forum, ku anëtarët e të cilit të mund të prezantojnë dhe diskutojnë hapur propozime të ndryshme politike.

Ai u bën thirrje anëtarëve të shumicës dhe opozitës në Kuvend që të bashkëpunojnë, me qëllim që të garantojnë, që parlamenti të plotësojë rolin e tij thelbësor kushtetues: kontrollin e ekzekutivit dhe ligjvënien në interes të qytetarëve/eve të përfaqësuar përmes deputetëve.

Deklaratë e Ambasadorit Karl Bergner:

Po ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit në Kuvendin e Shqipërisë.

Qytetarët/et e Shqipërisë presin me të drejtë nga parlamenti i tyre që të jetë një forum, ku anëtarët e të cilit të mund të prezantojnë dhe diskutojnë hapur propozime të ndryshme politike.

Ky shkëmbim duhet të zhvillohet në paqe dhe të drejtohet nga rregullat, që i ka përcaktuar vetë parlamenti.

Ndaj u bëj thirrje anëtarëve të shumicës dhe opozitës në Kuvend që të bashkëpunojnë, me qëllim që të garantojnë, që parlamenti të plotësojë rolin e tij thelbësor kushtetues: kontrollin e ekzekutivit dhe ligjvënien në interes të qytetarëve/eve të përfaqësuar përmes deputetëve.

 

Të fundit