Flash News

E-TJERA

Ambasadori gjerman: Reforma Zgjedhore të vazhdojë në Kuvend, ka ende gjëra të pazgjidhura. Negociatat me BE? Pyetje 1 mln dollarëshe

Ambasadori gjerman: Reforma Zgjedhore të vazhdojë në Kuvend, ka

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf, e ka cilësuar si pyetje 1 milion dollarësje, nëse a do të hapen negociatat e vendit tonë me BE-në këtë.

Nga Korç, nga ku ka zhvilluar një takim me kryebashkiakun Sotiraq Dilo, Zingraf tha se BE duhet t'i respektojë premtimet, por nuk varet nga ajo.

“Është një pyejte 1 milion dollarshe, ne donim, do të punojmë me prtnere dhe ende shpresojme që do të jete ajo dritarja e mundësisë, ne e kemi të nevoshme, ne duam t'i respektojme premtimet tona si Bashkim Europian por nuk varet nga ne, dhe po ne duam të shkojmë atje dhe të bejme gjithcka që mundemi me partneret”, ka deklaruar ambasadori.

Referuar 5 vjetorit të miratimit të Reformës në Drejtësi, diplomati gjerman është shprehur se kjo reformë ka nevojë për kohë që të ecë përpara.

“Kjo është gjithmonë një çeshtje, ne e kemi parë që reforma ka efektet e saj dhe ka nevoje për kohë që të ece përpara, reforma kërkon të gjithë mbeshtetjen , me mbeshtetje mund të arrihet, qasjet pragamatike dhe praktike mund të ndihmojnë instiucionet që të vendosin të çojnë përpara arkitekturen e re te reformes, dhe ka nevoje te vazhdoje te ece perpara”, ka thënë Zingraf.

Teksa u pyet në lidhje me paralajmërimin e opozitës se do të kërkojnë një reformë të re Zgjedhore dhe Territoriale, Zingraf tha se do ta mirëpriste vazhdimësinë e procesit te kësaj reforme, pasi sipas tij, ka ende gjëra që nuk janë zgjidhur vitin e kaluar.

“Une e kuptoj që do të kemi nje parlament ndryshe përsëri pas rikthimit të opozitës në parlament dhe të dy partneret kanë thënë që reforma zgjedhore duhet të vazhdoje pasi ka gjera që nuk jane zgjidhur vitin e kaluar dhe secili partner eshte shprehur që do të shkojnë pas asaj cfare ka mbetur mbrapa, une do të mireprisja vazhdimësine e procesit te kesaj reforme, kjo eshte çfare i përket parlamentit” tha Zingraf

Të fundit