Flash News

E-TJERA

Ambasadori gjerman: Shqipëria ka ende shumë për të bërë, janë kushte për t’u plotësuar

Ambasadori gjerman: Shqipëria ka ende shumë për të

 Ambasadori gjerman, Peter Zingraf deklaroi se Shqipëria ka bërë para për bisedimet me BE, por gjithsesi ka shumë punë sa i takon kushteve për të plotësuar.

Duke folur nga Shkodra, ambasadori tha se Shqipëria i ka dyert e hapura në Gjermani, por gjërat nuk duhet t’i bëjë për Brukselin apo Berlinin, por për vete siç është pshm Gjykata Kushtetuese apo kushtet e tjera.

“Shqipëria ka bërë hapa përpara. Ka marrë ‘po’-n për bisedimet për anëtarësimin në BE. Kancelaria dyert për Shqipërinë i ka të hapura dhe ne po punojmë intesivisht për këtë temë. Unë mendoj që përqendrimi i presidencës gjermane tek covid dhe kjo situatë nuk ka qenë negative për Shqipërinë por pozitive. Një BE e fortë, një partner me i fortë për Shqipërinë. Shqipëria ka shumë për të bërë. Janë kushte për t’u plotësuar. Këtë gjë nuk duhet ta bëjë për Brukselin apo Berlini, por për vetë siç është gjykata e larta dhe kushtet e tjera.”, tha Zingaf.

Të fundit