Flash News

E-TJERA

Ambasadori holandez: I kënaqur që opozita dhe mazhoranca po punojnë se bashku në Parlament

Ambasadori holandez: I kënaqur që opozita dhe mazhoranca po

Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos vlerësoi nga Korça dakordësinë për bashkëpunim të arritur mes mazhorancës dhe opozitës.

Diplomati u shpreh se është e rëndësishme që palët të fokusohen tek reforma zgjedhore.

“Jam i kënaqur që si opozita ashtu dhe manxhoranca janë duke punuar së bashku në Parlament, pasi reforma zgjedhore dhe e ardhmja e Shqipërisë në BE është një hap i rëndësishme për vendin, kështu që duhet bashkëpunimi i të dy palëve”, u shpreh më tej.

Diplomati u pyet edhe për ngritjen e një komisioni për dezinformimin, duke mos preferuar të jepte ndonjë koment.

“Është shumë herët për të folur, pasi kjo është një vendimmarrje shumë e re dhe na duhet kohë për ta parë dhe për të thënë diçka mbi të”, tha ai.

Të fundit