Flash News

E-TJERA

Ambasadori holandez në Tiranë: Parlamenti ka nevojë për debat konstruktiv

Ambasadori holandez në Tiranë: Parlamenti ka nevojë për

Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos, pas një takimi në Korçë u pyetu nga gazetarët për jetën politike në Shqipëri.

Vos shtroi nevojën për një debat konstruktiv në Parlament mes dy partive politike, PD dhe PS. Ambasadori theksoi se në një vend demokratik parlamenti është zemra e shtetit.

“Në një vend demokratik parlamenti është zemra e gjithë shtetit dhe është për të ardhur keq që në një muaj procedurat parlamentare nuk kanë qënë në rrjedhën e duhur dhe unë ju bëj thirrje partive politike që t’i rikthehen procesit institucional të parlamentit në mënyrën më të mirë të mundshme sepse edhe njëherë parlamenti është zemra e demokracisë.

Të gjitha partitë politike duhet të kontribuojnë në të gjitha procedurat normale të jetës parlamentare dhe për këtë arsye ne kemi një komunikim të vazhdueshëm me të gjithë partitë politike në Shqipëri. Për momentin kemi bllokime të gjithë procedurave parlamentare ku një ndër to është edhe reforma elektorale. Europa është e bërë nga uniteti dhe nga diversiteti dhe për rrjedhojë ne nuk kemi një recetë fikse se si mund të organizohet demokracia në institucionet tona kjo varet vetë ne nga institucionet shqiptare për ti riorganizuar këto elementë”, deklaroi ambasadori.

Të fundit