Flash News

E-TJERA

Ambasadori i Armenisë, i paraqet Letrat Kredenciale Presidentit Meta

Ambasadori i Armenisë, i paraqet Letrat Kredenciale Presidentit Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot Ambasadorin e ri të Republikës së Armenisë në Shqipëri, Tigran Mkrtchyan me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Presidenti Meta i uroi suksese Ambasadorit Tigran Mkrtchyan në përmbushjen e misionit diplomatik në Shqipëri duke nënvizuar vullnetin për forcimin e marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve tona, në fushat me interes reciprok në planin dypalësh politik, ekonomik, tregtar, turizëm e kulturë.

Kryetari i Shtetit konsideroi komunitetin armen në Shqipëri si një urë të rëndësishme në zhvillimin e marrëdhëniet mes dy vendeve dhe popujve.

Presidenti Meta dhe Ambasadori Tigran Mkrtchyan vlerësuan rëndësinë e bashkëpunimit shumëpalësh, në kuadër të organizatave ndërkombëtare dhe nismave rajonale ku të dy vendet janë anëtarë.

Të fundit