Flash News

E-TJERA

Ambasadori i BE: Goditja financiare e grupeve kriminale, gur themeli për çrrënjosjen e korrupsionit

Ambasadori i BE: Goditja financiare e grupeve kriminale, gur themeli për

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato gjatë diskutimeve në komitetin drejtues të projektit ‘EU4LawEnforcement’, vuri në dukje luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Gonzato kërkoi nga Shqipëria hetime dhe goditjen financiare të rrjeteve kriminale si gur themeli për çrrënjosjen e krimit të organizuara.

Pjesë e tryezës së diskutimeve ishte edhe kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho.

“Projekti EU4LEA ka një mandat të gjerë për forcimin e kapaciteteve të Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar. Me mbështetjen e tij, ne presim nga Shqipëria finalizimin e Strategjisë Kombëtare kundër Krimit të Organizuar dhe funksionalizimin e Zyrës së Rikuperimit të Pasurive.

Funksionimi i kësaj zyre është thelbësor për hetime financiare të suksesshme. Ajo është një gur themeli i vizionit tonë të përbashkët për të çrrënjosur krimin e organizuar duke goditur interesat ekonomike dhe financiare të rrjeteve kriminale”, tha ambasadori i BE-së.

Të fundit