Flash News

E-TJERA

Ambasadori i BE në Tiranë: Një administratë publike e pavarur, kriter kyç për integrimin e Shqipërisë

Ambasadori i BE në Tiranë: Një administratë publike e

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato kërkoi një administratë publike të pavarur dhe transparente, si kriterin kyç për integrimin e Shqipërisë në BE.

Deklaratat Gonzato i bëri gjatë takimit për përmbylljen e projektit financiar të BE në ndihmë të administratës.

“Kjo fazë u ka dhënë 23 nëpunëse të rinj të administratës publike mundësinë për t’u formalizuar me legjislacionin e BE-së, por edhe me mënyrën si zyrtarë të administratës publike të BE-së punojnë. Siç u tha, vjen në një kohë mjaft të mirë, në kohën kur Shqipëria ka mbërritur në një fazë kritike në bisedimet për anëtarësim, një fazë ku rëndësia e administratës publike, një administratë publike e cila është kompetente, që është e pavarur, që është transparente është kyç për suksesin e Shqipërisë në negociatat e anëtarësimit”, u shpreh ai.

Gonzato theksoi se reformimi i administratës publike është mes grupkapitujve themelorë.

“Është në kapitullin që do të çelë negociatat e do të mbyllë ato”, tha ai.

Ndër të tjera, ai shtoi se admnistrata publike është makineria përmes së cilës zbatohen përparësitë politike të një vendi.

“Kapaciteti i administratës do të jetë edhe më i rëndësishëm kur Shqipëria të bëhet anëtare e BE sepse duhet të përshtateni me kushtet e tregut të përbashkët dhe që të jeni në gjendje të përdoren efektivisht instrumentet që BE vendos në dispozicion të shteteve anëtare”, tha Gonzato.

Të fundit