Flash News

E-TJERA

Ambasadori i BE takon kryetaren e Kushtetueses: Folëm për punën e këtij institucioni

Ambasadori i BE takon kryetaren e Kushtetueses: Folëm për punën e

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato ka zhvilluar një takim me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçajn.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, diplomati evropian është shprehur se kanë diskutuar punën e gjykatës dhe për bashkëpunimin në mbështetje të institucionit që ajo drejton.

“Kënaqësi të takoja znj. Holta Zaçaj, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë. Diskutuam për punën e Gjykatës dhe bashkëpunimin tonë të ardhshëm në mbështetje të këtij institucioni kyç të sistemit demokratik të Shqipërisë.” – shkruan Silvio Gonzato në rrjetin social “X”.

Ky takim vjen vetëm disa ditë pasi mazhroanca të enjten e kaluar në Kuvend votoi kundër dërgimit në Gjykatën Kushtetuese të shqyrtimit të mandatit të ish-ministres, deputetes Olta Xhaçka, e cila dyshohet se është në konflikt interesi për shpalljen e bashkëshortit të saj, Artan Gaçi si investitor strategjik.

Të fundit