Flash News

E-TJERA

Ambasadori i BE: Të shtohet numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve, dosjet kanë mbetur stok në gjykata

Ambasadori i BE: Të shtohet numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve,

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato kërkoi që gjykatat shqiptare të shtojnë numrin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, për të ulur numrin e dosjeve të mbetura stok.

Nga Konferenca Kombëtare "Cilësia e Drejtësisë në Shqipëri",tha gjithashtu se gjyqtarët dhe prokurorët po përballen me sfida të vështira, pasi sipas tij, janë të detyruar të punojnë nën presonin e kohës dhe dosjeve të shumta.

“I kuptoj sfidat që kanë gjyqatarët. E di që nuk është e lehtë që të punosh nën trysni e presion, në një stok të madh dosjesh. Këto sfida kërojnë zgjidhje. Na duhen më shumë gjyqtarë e prokurorë të mbështetur nga një numër këshilltarësh dhe asistentësh ligjorë. Si hap fillestar të gjitha vendet e lira duhet të plotësohen.

Kjo do të thotë se këshillat duhet të vijojnë shumë shpejt me vlerësimet dhe emërimet e nevojshme. Nuk ka kohë për të humbur. Numrat duhet të rriten për të mbështetur më shumë gjyqtarët në punën e tyre të përditshme.

Është shumë e thjeshtë pra. Gjykatat duke pasur të gjithë gjyqtarët në detyrë me asistentët ligjorë përkatës, funksionojnë me mirë. Gjykata e lartë është një shembull i qartë për këtë”, tha Gonzato.

Të fundit